Veprimet e gabuara në një lidhje

loading...

0

loading...
Nuk mund të formulohen “rregullat” që vlejnë për të gjitha lidhjet, por të gjitha ato janë të njëjta kur është fjala për gjëra të caktuara, pa marrë parasysh se çfarë lloj njerëzish përfshihen. Këto veprime që do t’i paraqesim janë “mëkate vdekjeprurëse” për lidhjen.

Asnjëherë mos prisni të “shpërtheni”, por gjithmonë me kohë, flisni për çështjet aktuale që ju mundojnë.

Lënia pas dore e gjërave “të vogla”: Në një lidhje, më e rëndësishmja është kompromisi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë. Por në botën e sotme me një trend të zhvillimit të shpejt, nëse nuk arrini të diskutoni për të gjitha, shkruani në letër çdo gjë që ju bie ndërmend dhe shtjelloni ato kur më në fund të jeni vetëm ju të dy.

Vendosja e fëmijëve në rend të parë: Fakti që burri juaj është prioritet, kjo nuk do të thotë se duhet t’i vendosni fëmijët në plan të dytë. Fëmijët dhe bashkëshorti juaj janë dy prioritetet tuaja dhe asnjërën palë nuk duhet lënë pas dore. Kushtoni vëmendje për nevojat e partnerit tuaj, dilni, mos e leni pas dore jetën seksuale, për shkak se të gjitha këto e forcojnë një lidhje.

Mungesa e fantazive: Para se të martoheshit dhe të bëheni me fëmijë, ndoshta keni pasur një listë të gjatë të dëshirave dhe pritjeve, por me kalimin e kohës, gjëra të tjera kanë larguar dëshirat tuaja të kahershme. Nuk duhet t’i harroni ëndrrat tuaja. Gjërat që doni t’i bëni për t’u ndier e kënaqur, mund të jenë mënyra për një lidhje të fortë me partnerin tuaj. Pyesni veten se çfarë ëndrrash mund të jeni në gjendje t’i realizoni dhe veproni në atë drejtim. Çfarë ju pengon? Vetëm vetja juaj mund t’ju parandaloj.

Shmangia e përgjegjësisë: Shumë gra dalin para burrave të tyre me një kërkesë që ai ta bëjë ekzekutimin ose planifikimin e ndonjë veprimi që në fakt duhej bërë së bashku. Nuk duhet të veproni ashtu. Nuk duhet të prisni që ai të zgjidhë gjithçka dhe nëse keni këtë mënyrë të qasjes, nuk do të jetë i gatshëm për të zgjidhur çështjet që ju preokupojnë. Në vend të kësaj, uluni dhe kërkoni ndihmën e tij. Në këtë rast, ai automatikisht do të marrë përsipër pjesën më të madhe të përgjegjësive dhe punës dhe të dy do të ndjeheni se keni bërë diçka së bashku.

Injorimi i problemeve: Kurrë mos e heshtni atë që e konsideroni si një problem. Nëse bashkëshorti juaj kohët e fundit mbetet më gjatë në punë dhe vjen në shtëpi i rraskapitur, ndoshta nuk dëshironi më tej ta lodhni për mungesën e tij në shtëpi. Kjo nuk është e mirë. Pas një kohe do të mbushet gota, ju do të humbni durimin dhe ai do të jetë i hutuar sepse deri atëherë kishte menduar se çdo gjë ishte në rregull. Zgjidhni problemet në hap me kohën dhe jo kur kalojnë kufirin tuaj të tolerancës.

loading...