Venera, fituese e “The Voice”(video)

fdsss

Spektakli televiziv dedikuar talenteve në muzikë, “The Voice of Albania 2”, ka përmbyllur edicionin e dytë, duke shpallur fituese Venerën nga Struga.

Mbrëmja finale, me plot performanca të bukura, i solli fundin një maratone të gjatë, plot emocione, ethe dhe konkurrentë të talentuar, të cilët me zërin dhe talentin e tyre mbërthyen para ekranit publikun.

Pas 17 javësh gare, fituesi u zgjodh mes katër finalistëve (Venerës, Mjellmës, Jozefinës e Matejit), bazuar në votat e publikut.

Këngëtarët kënduan nga dy këngë solo, dhe një këngë të tretë duet me trajnerin. Veç kësaj pati edhe një performancë midis vetë trajnerëve, Sidrit Bejleri e Elton Deda.Ndërsa Miriam Cani u ngjit në skenë duke kënduar këngën e saj më të re, “Ti nuk e di përse”, në një duet me konkurrenten e saj Mjellmën.

Fitorja e sontme, i ka siguruar Venerës një kontratë me “Universal”, ndërsa finalistët do të kenë mundësi të bëhen pjesë e festivalit “Top-Fest” apo produksioneve të tjera

Video streaming by Ustream