Vendosni lakër në gjoks dhe këmbë para gjumit dhe shihni rezultatin në mëngjes!

Lakra është sikur magneti kur është fjala për largimin e sëmundjeve nga trupi ynë. Pavarësisht se është një nga përbërësit e mrekullueshëm për përgatitjen e llojeve të ndryshme të ushqimeve, lakra gjithashtu mund të shërbejë si një tretman i rëndësishëm për largimin e dhimbjeve.

Të mavijosurat

Nëse e keni goditur dorën apo këmbën dhe vendi është mavijosur, vendoseni aty një copë lakër të freskët. Veproni njësoj nëse keni lënduar kyçin e këmbës ose nëse keni probleme me enjtjën e këmbëve. Nëse doni rezultate më të mira nga ky tretman, rekomandohet që të mbani lakrën në këto pjesë për tërë natën.

Dhimbja e kokës

Nëse keni dhimbje të padurueshme koke, mund të keni probleme me sytë. Kështu, vendosni pjesë të lakrës së freskët në pjesë të kokës. Mos harroni të vëni kapele që lakra të mos largohet.

Dhimbja nga gjidhënia

Nëse femrat kanë dhimbje gjatë të ushqyerit të foshnjës me gji, duhet të vendosin lakër në gjoks, dhe dhimbja do të largohet. Mund ta bëni këtë gjatë ditës dhe natës.