Vendosni gjethe lakre në këmbë dhe në gjoks…Ja pse!

Kur shtoni lakër në gjellën tuaj të preferuar është diçka shumë e mirë, sepse kjo perime siguron një sërë ushqyesish dhe shton shijen e gatimeve. Megjithatë, lakra mund të jetë e përdorshme në shumë sëmundje.

Lakra na siguron përfitime në rastet e mëposhtme:

Gjendra tiroide

Fuksionet e kësaj gjendre janë vërtet të rëndësishëm sepse hormone e gjendrës tiroide nxisin tretjen, ndihmojnë rritjen dhe rrisin metabolizmin.
Duhet të aplikoni pak lakër në vendin ku ndodhet tiroidja në fyt me qëllim që të rivendosni funksionimin normal të gjendrës së tiroides. Vendosni sipër lakrës një fashë ose mbështillni një shall, në mënyrë që gjethet e lakrës të qëndrojnë të sigurta dhe të mos bien dhe rrini në këtë mënyrë gjatë gjithë natës.

Dhimbjet e kokës

Disa probleme me sytë, stresi i tepruar apo lodhja mund të shkaktojnë dhimbje të mëdha koke. Vendosni disa kompresa me gjethe lakre të freskët mbi ballë dhe gjeni mënyra se si ta siguroni lakrën në kokë, në mënyrë që të mos bjerë.

Enjtje të shkaktuar nga traumat

Keni nevojë të mbështillni gjethe lakre të freskët nëse vendi në këmbë apo në dorën tuaj ka filluar të enjtet pasi e keni vrarë dhe lënduar. Shtrëngojini duke përdorur një fashë dhe lërini të veprojnë gjatë gjithë natës. Në rast të enjtjes në gju apo në këmbë kjo metodë është gjithashtu shumë efektive.

Dhimbje për shkak të ushqyerjes me qumësht gjiri

Mund të aplikoni një kompresë me lakër të freskët dy herë në ditë, njëherë në mbrëmje dhe njëherë në mëngjes në rastet e dhimbjes së shkaktuar nga ushqyerja me qumësht gjiri e fëmijës suaj. Dhimbja do të zhduket në një periudhë të shkurtër kohe