VENDOSJA E FOTOS SË PRESIDENTIT, VV PËRLESHET ME PDK-NË


Perleshje ne Mailisheve mes PDK dhe VV by portali-republika
Vendosjen e fotografisë se presidentit të ri të vendit, jo gjithkush po do ta bëjë në vendet e tyre të punës.

Deri sa shumica e institucioneve të vendit e kanë vendosur fotografinë e Hashim Thaçit si president, një gjë e tillë nuk e ka bërë ende Komuna e Malishevës, vend ky i cili ishte dikur bastion kryesor i Thaçit dhe PDK-së, por të cilin tani e udhëheq Ragip Begaj nga Nisma për Kosovën.

Mos vendosja e fotografisë së Thaçit në sallën e Kuvendit Komunal të Malishevës, ka bërë që të vijë deri tek përplasja mes PDK-së dhe Vetëvendosjes në këtë komunë.

Mos vendosjen e fotografisë së Thaçit sipas PDK-së atje, e ka përkrahur edhe kryetari Ragip Begaj, i cili ka dale në përkrahje të Vetëvendosjes.

Në anën tjetër edhe PDK-ja dega në Malishevë ka reaguar ndaj komunikatës së LVV-së dhe vendosjes së fotografisë së Thaçit në sallën e asamblesë komunale në Malishevë. /NewBorn

Ja reagimi i tyre:
vk