Vendosi skedinë 10 euroshe, shqiptari parashikon të gjitha ndeshjet saktë dhe bëhet i artë

Foto ilustruese

Skedinat janë gjithmonë të vështira për t’u kapur pasi duhet të parashikosh saktë ç’do ndodhë në një ndeshje të caktuar. Në redaksinë tonë vijnë shpesh skedina fituese, por kjo që po publikojmë kësaj here i kalon pritshmëritë.

Një shqiptar që jeton në Gjermani provoi fatin duke vendosur 10 euro skedinë ku parashikonte rezultatet e ndeshjeve të djeshme në Bundesligën gjermane. Për fatin e tij të gjitha ndeshjet i qëlloi në shenjë duke u bërë fitues i 34 mijë eurove.

“Tani do shkoj me pushime në Majorka”, shkruan djaloshi në redaksinë tonë dhe ngjitur me mbishkrimin na dërgon edhe foton e biletës fituese.

Nuk mund të themi asgjë tjetër, veçse ta urojmë t’i hajë dhe t’i prishë gëzuar lekët pasi parashikimet që kishte bërë nuk mund t’i bëjë kushdo./JOQ.al