Vendoseni këtë maskë 10 ditë rresht, ja rezultati mahnitës

loading...

loading...

Të gjith femrat janë në kërkim të një lëkure të pastër dhe të bukur. Ajo zakonisht i atribuohet faktorit gjenetik , por përpos kësaj ajo ka nevojë për një kujdes të veçantë. Kështu, përdorimi i maskave dhe kremrave që përbajnë kimikate janë ndër faktorët që e dëmtojnë më shumë lëkurën e fytyrës, duke bllokuar poret dhe duke ndikuar kështu në plakjen e saj.

Maskat e fytyrës me përbërje natyrale përmirsojnë lëkurën tuaj, jo vetëm duke eliminuar njollat e zeza, por edhe duke i dhënë asaj shkëlqim. Xhelatina është një përbërës ideal për ta përodrur në trajtimet e fytyrës. Ajo është një proteinë fibroze e patretshme që merret nga kolagjeni i kafshëve.
Kolagjeni është një komponent vital për mirëmbajtjen, elasticitetin dhe rezistencën e lëkurës. Ai ka aftësinë të largojë yndyrën, papastërtinë, dhe qelizat e vdekura të lëkurës. Bananet janë një burim i shkëlqyer i vitaminave që ushqejnë lëkurën, duke e bërë atë elastike dhe të shëndetshme.

Përbërësit:
2 lugë gjelle ujë
1 lugë çaji xhelatinë
2 lugë çaji pure banane

Udhëzime:
Përzieni ujin me xhelatinën dhe lërini mënjanë për 10 minuta. Hidhni më pas në të 2 lugë çaji pure banane dhe përziejini mirë. Aplikojeni maskën në fytyrë duke shmangur zonat rreth syve dhe gojës.
Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Përdoreni këtë maskë për 10 ditë rresht dhe do të vini re ndryshime mahnitëse në lëkurën tuaj.

loading...