Vendos t’i japë ushqim ariut, ajo që i ndodh më pas e tmerrshme (VIDEO)

Një 36 vjeçar nga Tajlanda e ka pësuar shumë keq nga një ari, për të cilin u kujdes që ta ushqente.
Naiphum Promratee ishte me miq të tij në një tempull në provincën Phetchabun dhe vendosi të ushqente nga afër ariun.Ai mbante një tas me oriz mbi kafshën, kur papritur kjo e fundit e goditi dhe e rrëzoi përtokë.Ariu filloi ta kafshonte dhe e zvarriste. Miqtë e 36 vjeçarit po përpiqeshin ta largonin kafshën prej tij, duke e qëlluar me shkop dhe duke i hedhur ujë.Në këtë moment ariu e tërheq burrin brenda kafazit të vet, deri sa miqtë e tij arritën ta shpëtonin dhe e dërguan në spital. Për të kuptuar më mirë situatën mjafton të shihni videon e postuar më poshtë e cila sjell vërtet pamje të rënda.

VIDEO