Vend i lire pune; kerkohet Pape

loading...

Në këto kohë të vështira të ekonomisë globale të gjesh një vend pune është shndërruar në një mision sfilitës dhe për shumë persona në vendet e prekura më fort nga kriza një mision i pamundur.Më 28 shkurt Papa la zyrtarisht Selinë e Shenjtë dhe që prej 1 marsit kardinalët në Vatikan larg vëmendjes së mediave dhe publikut janë vënë në kërkim të emrit që do të pasojë Benediktin e XVI.E pikërisht për të thumbuar Selinë e Shenjtë për fshehtësinë e gjithë procesit si dhe për disa nga qendrimet tradicionale të saj si ai kundër martesave homoseksuale apo për mospërdorimin e masave parandaluese të sëmundjeve gjatë marrëdhënieve seksuale disa faqe me emër në internet kanë nxjerrë njoftimet ku mes mijëra vendeve të punës të ofruara është edhe njëri kërkohet Papë.Eksperienca dhe aftësitë E thjeshtë kandidati duhet të dijë të përshëndesë turmën të mbajë meshë cdo të dielë të luajë një rol kyç në vendimet e Kishës Katolike të jetë i aftë të qendrojë gjatë ulur në një karrike komode për një kohë të gjatë dhe herë pas here të postojë në Twitter ndonjë status në profilin zyrtar.Kriteret që duhet të plotësojë kandidati janë akoma më thumbuese. Nuk është e nevojshme të ketë njohuri në fushën e informatikës apo fusha të tjera shkencore mjafton që të ketë vullnet dhe bindje të forta “homofobike”.

loading...