Veç shqiptari di ta bëjë këtë, voziti në anën e kundërt në autostradën “Ibrahim Rugova” (Video)

loading...

loading...
Një veturë është filmuar teksa ka lëvizur në anën e kundërt të korsisë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Vetura ka lëvizur me një shpejtësi të madhe, duke rrezikuar kështu trafikun. Një lexues e ka dërguar në Kallxo.com një video në të cilën shihet një veturë e bardhë duke ecur në krahun tjetër të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtim të gabuar. Shpejtësia maksimale e lejuar në pjesën më të madhe të kësaj autostrade është 130 kilometra në orë. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2016, sipas Policisë së Kosovës, kanë humbur jetën 50 persona si pasojë e aksidenteve në trafik. Një rast i tillë i vozitjes në drejtimin e kundërt në Autostradë ishte raportuar në Kallxo.com edhe dy muaj më parë.

loading...