Vdiq afaristi i njohur, Genc Dushi

f.0313100554708_m

Të martën, në moshën 37 vjeçare vdiq nga një sulm në zemër afaristi i njohur Genc Dushi.

Dushi ka lindur më 1976 në Prishtinë, ndërsa ishte pronar i “UPS”, i restorantit “Filikaqa”, etj. Genc Dushi është djali i Agim Dushit, pronarit të kompanisë “Bonus Bonita”.

Ai studioi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, ndërsa nga shoqëria njihet si njeri i afërt dhe i hareshëm.

Genc Dushi ka lënë pas, gruan shtatzënë dhe dy fëmijë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e Prishtinës, në ora 12.00. /LajmeOnline/