Vdesin në vendin e punës dy persona nga fshati Rogaqicë e Kamenicës

loading...

f1_20vdekje1363796492

loading...
Kamenicë, 20 mars – Policia e Kosovës në Gjilan ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 09;05 nga patrulla policore e nënstacionit Muqiverce, Operative Rajonale në Gjilan është informuar  se në fshatin Rogaqicë (lagjia e Behovitëve)  deri sa ishin duke punuar  punëtorët  E. R., 50 vjeç dhe I. G., 40 vjeç, është rrënuar pllaka e betonit e katit përdhes  e shtëpisë  e cila ishte në ndërtim e sipër duke rënë mbi kokën e dy viktimave  për t`iu shkaktuar më pas lëndime të rënda trupore. Ismet Hashani, zëdhënës i PK-së për rajonin e Gjilanit, ka bërë të ditur se  rrënimi i pllakës ju kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore që të dy viktimave gjersa ishin duke punuar, për të  përfunduar më pas në mënyrë tragjike duke ua marrë jetën që të dyve.

”Gjatë kohës sa ishin duke punuar në një objekt ndërtimi dy viktimave u ka rënë mbi kokë një pllakë e madhe betoni e cila ka qenë fatale për viktimat, duke iu shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”, ka thënë Hashani. Ai ka shtuar se  menjëherë pas këtij aksidenti në vendin e ngjarjes  kanë dal tri patrulla  policore,  njësiti i hetimeve , njësiti i zjarrfikësve , departamenti  për shpëtim i emergjencës , ekipe mjekësore dhe   kane arrit qe t’i nxjerrin të lënduarit  dhe t’i dërgojnë ne drejtim të emergjencës në Gjilan.  Sipas Hashanit, nga mjeku kujdestar në emergjencën rajonal të Gjilanit është bërë e njohur se pas plagëve të rënda të shkaktuara në kokë, viktima E. Sh. kishte ndërruar jetë , kurse personi tjetër  I. G.  është  dërguar për në QKUK  në Prishtinë, ku më pas autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur se ka ndërruar jetë edhe ai. Ai shtoi se lidhur me këtë rast  janë duke u marre njësitë përkatëse dhe gjithçka do të bëhet e qartë pas hulumtimit i cili po bëhet nga njësiti i hetuesisë në Gjilan .

loading...