Vdes studenti amerikan që ishte dënuar në Korenë e Veriut, familja jep deklaratë tronditëse

Otto Warmbier, studenti amerikan i cili ka qenë dënuar në Korenë ë Veriut ka vdekur.

Ai kishte shkuar me studime në Kinë ku përfshihej një udhëtim edhe në Korenë e Veriut dhe familja e Otto-s ka qenë dakord me këtë vendim.

Por gjatë qëndrimit në hotel ai ka tentuar të vjedhë një simbol të propagandës komuniste dhe për këtë është dënuar me 15 vjet punë të rëndë.

Ai u kthye në familjen e tij të martën e kaluar dhe sipas BBC dhe referuar gjithë mediave tjera botërore, 22-vjeçari ka qenë në koma për një vit dhe sapo ka mbërritur në shtëpi i degraduar nga shëndeti ai ka ndërruar jetë, kështu kanë deklaruar prindërit e tij.

Otto Warmbier iu dha një pilulë gjumi pasi ishte sëmurë rëndë teksa kryente dënimin dhe që atëherë nuk ishte zgjuar për më shumë se një vit, të paktën kështu njoftohet nga Koreja e Veriut.

Nëse keni ndërmend të udhëtoni ndonjëherë për në Korenë e Veriut keni parasysh se atje rregullat janë shumë strikte pasi vendi vazhdon akoma të jetë në diktaturë absolute.