Vdes Rebeka Rexhepi – humbë betejën me kancerin


Rebeka Rexhepi, e cila para dy viteve u diagnostifikua me kancer, ka ndërruar jetë. Lajmi për vdekjen e Rebekës është postuar nga shumë shokë e shoqe të saja.
Rebeka në moshën 16 vjeçare u përballë me sëmundjen e kancerit, por sot u dorëzua.

Që ajo të shërohet shumë qytetarë të Kosovës i dolën në ndihmë që Rebeka të shkojë jashtë vendit dhe të marrë trajtimin e duhur.

Në gusht të 2014’tës, nëna e saj, Xheraldina e cila përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, ka thënë se Rebeka është shëruar nga kanceri.

“My baby is kancer free!!!!!!! Miq, Re Beka sot zyrtarisht është e shëruar”, ka shënuar ajo në facebook.

Nëna e saj Xheraldina, ka luftuar me të gjitha forcat që vajza e saj të shërohet plotësisht nga kanceri, mirëpo sëmundja iu kthye përsëri.

Për vdekjen e Rebekës kanë shkruar shumë persona.

Ambasadroja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se nuk ka vullnet që të shërohet sëmundja e kancerit dhe është turp për njerëzimin.

“Kështu … njerëzimi ka zhvilluar teknologjinë për të arritur pothuajse të pamundurën … ne kemi dërguar njeriun në hënë, ne mund të kalojnë oqeanin për disa orë, të jemi në kontinente të ndryshme në të njëjtën ditë, por .. Ne nuk mund të gjejnë kurën për kancer ????? !!!!! Unë në fakt mendoj se nuk ka vullnet për të. Nuk ka asnjë makinë. Çfarë një turp për njerëzimin. Sa turp” , ka shkruar Çitaku. /GazetaExpress/
reb