Vdes qytetarja që u godit nga pllaka e rënë prej ballkonit në Ferizaj

Një pllakë mermeri ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese dhe ka goditur një kalimtare të rastit, e cila nga plagët e marra ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë, ku ishte transportuar për mekim. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, toger Agim Gashi. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.45 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj. Viktima 28 vjeçare, ka ndërruar gjysmë ore pas aksidentit fatal. Sipas burimeve, në momentin kritik ajo po ecte trotuarit të rrugës, ndërsa pas aksidentit ajo është dërguar në Emergjencën e Ferizajt, ndërsa për shkak të lëndimeve të renda është transportuar në QKUK, ku ka ndërruar jetë. në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit.

Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për një femër kosovare me nënshtetësi zvicerane. Me rastin janë duke u marrë hetuesit policorë,transmeton express.