Vdes papritmas gazetarja shqiptare, stafi i kushton dedikimin prekës

Gazetarja e portalit Konica.al ka ndërruar jetë papritmas. Ajo quhet Arlinda Canaj dhe ishte një nga themelueset e këtij portali online.

Stafi i Konica.al i ka dedikuar asaj një postim prekës në Facebook me fjalët e mëposhtme:

Arlinda Canaj, gazetarja kryesore e Konica.al ka vdekur sot papritmas!

Jeta shpesh nuk është gjë tjetër veçse një shaka tragjike. Një gazetare themeluese e Konica.al, një nga gazetaret kulturore më të rëndësishme të vendit, Arlinda, kolegia jonë ka humbur jetën sot papritmas.

Në mëdyshjen për të mos spekuluar me vdekjen e saj dhe dëshirës që njerzit e saj të dashur të kenë më shumë solidaritet, ne zgjodhëm të dytën! Çfarë dhimbje të shkruash këto fjalë për një jetë të re! Për një nënë! Për një kolege të përkushtuar dhe elitare që deshi ta përçmonte jetën e zakonshme!

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe fëmijëve nga Shpëtimi, Mentori, Indriti, Esido, Ornela,Edmondi, Bardha, Merita, Andreas, Migena,Anisa, Xhesika, Eduardi e Marsela.

Stafi i JOQ.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së koleges Canaj.