Vdes një person në shkallët e stadiumit të Vlorës, tifozët: E shtyu polici (+18)

loading...


Një tifoz ka humbur jetën gjatë ndeshjes Flamurtari-Kukësi. Nga informacionet e para bëhet me dije se tifozi 42-vjeçar ka përplasur kokën në shkallët e stadiumit. Por, tifozët e pranishëm nuk thonë këtë gjë, sipas tyre ka qenë një polic që e ka shtyrë 42-vjeçarin dhe për pasojë disa minuta më vonë ai ka humbur jetën.

Tifozi me iniciale Mikel Selmanaj është transportuar menjëherë në spital, por ka mbërritur atje i vdekur. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në stadiumin e Vlorës.

Pamjet nga video tregojnë gjakun në fund të shkallëve dhe kaosin dhe lëvizjet pas ngjarjes. Ajo që bie në sy në këtë video është edhe mungesa e ambulancës në stadium, 42-vjeçari është transportuar në spital me makinën e policisë.

“E kam par me syt e mi nese sbesoni hapni kamerat e pallatit se ka shum kamer që të kontrolloj vendin ku personi ndroj jet. E ka hedhur një polic. E ka kapur na krau majt dhe e ka hedhur që na shkkallet”, ka thënë një nga tifozët.
1

loading...

loading...