Vdes një 44-vjeçar në rezervuarin e Yrshekut

loading...

f.0313083149780_m

loading...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Yrshek, në fshatin Katund i Ri, në periferi të Tiranës, ku një 44-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuar.

Viktima e kësaj është identifikuar si Mehmet Stafa, ndërsa thuhet se mbytja e tij ka qenë aksidentale në rezervuarin e fshatit.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se Stafa ka rrëshqitur si pasojë e lagështirës rreth rezervuarit, duke përfunduar brenda tij dhe pamundësi që të dalë, transmeton Shekulli.

Nuk dihen ende se cilat janë arsyet për të cilat Stafa kishte shkuar pranë rezervuarit, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e fatkeqësisë dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

loading...