Vdes në skenë këngëtarja, u kafshua nga kobra ( VIDEO+18)


Një këngëtare ka vdekur live në skenë teksa ishte duke kënduar dhe përfomuar duke mbajtur një gjarpër në dorë. Irma Bule e ka neglizhuar pickimin dhe ka vazhduar të këndojë dhe pas 45 minutash ajo ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në vendlindjen e saj në Indonezi, ku 29-vjeçarja po bënte një shfaqje në West Java. Irma njihet për përformancat e saj me gjarpërinjtë, por mesa duket ky i fundit është futur në skenë pa iu hequr helmi.

Pas këngës së parë, ajo qëndroi mbi gjarprin, i cili e kafshoi në këmbë, duke i injektuar asaj helmin në gjak.

“Aksidenti ka ndodhur në mes të këngës së dytë, kur Irma shkeli në bisht gjarprin ,” tha për mediat lokale një nga të pranishmit. Vajza më pas u rrëzua në skenë, ajo u dërgua në spital, por ishte tepër vonë, 29-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Vallëzimi me gjarprin është shumë i zakonshëm në Indonezi, sidomos në fshatra, por pas kësaj ngjarje, nuk dihet nëse do kenë guxim të bëjnë shfaqje të tilla.
AD