Vdes ish trajneri i Barcës, Tito Vilanova

loading...

tito vilanova

loading...
Ish-trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare.
Ish-mesfushori qëndror katalanas, ishte pranuar në spital pas përkeqësimit të shëndetit të tij, që ka kërkuar një operacion në stomak të enjtën.

Ishte presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ai që konfirmoi se trajneri katalanas po lufton për jetën e tij, duke bërë të ditur se vështirë se ai do të mbetet gjallë.

Sidoqoftë, Vilanova, karriera e të cilit si trajner pësoi goditje për shkak të kancerit, nuk ka qenë në gjendje që të përballojë luftën dhe ka ndërruar jetën pasditën e të premtës.

Problemet shëndetësore të Vilanovas filluan pasi ai pësoi një rikthim të kancerit në fyt në vitin 2012, një vit pas diagnostifikimit të parë. Kjo ndodhi vetëm gjashtë muaj pasi mori në drejtim Barcelonën.

Ai iu nënshtrua operimit në vitin 2012, me Jordi Rouran që e zuri vendin e tij teksa ai po riaftësohej në Amerikë. Ai u kthye në mars të vitit 2013 për të udhëhequr Barcelonën drejt titullit në La Liga.

Sidoqoftë, ai dha dorëheqje pas këtij triumfi, duke sinjalizuar se shëndeti i tij nuk është optimal.

Vilanova ka qenë jashtë vëmendjes së mediave pas largimit nga Camp Nou, por spekulimet për shëndetin e keq nuk u ndalën dhe tani duket se kanë qenë të vërteta. Ai lë pas gruan dhe dy fëmijë.

Pas konfirmimit të vdekjes së tij, presidenti i Barcelonës, Bartomeu tha në një komunikatë se ai ndihet tmerrësisht keq për atë që ka ndodhur.

“Tito do të jetë referencë si njeri dhe gjithmonë në aspektin futbollistik për Barcelonën. Ne falënderojmë atë që na ka mësuar për gjithçka”, ka deklaruar Bartomeu. /Telegrafi

loading...