Vdes gruaja më e pasur në botë, ky ishte biznesi i saj

Miliarderja franceze Liliane Bettencourt, familja e të cilës ka themeluar L’Oreal dhe ende zotëron pjesën më të madhe në gjigantin e kozmetikës, ka vdekur ditën e djeshme, në moshën 94 vjeçare.

Lajmin e ka dhënë vajza e saj, Françoise Bettencourt Meyers, e cila në një komunikim për mediat tha:

Liliane Bettencourt vdiq mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e saj. Dëshiroj të përsëris, në emër të familjes sonë, gjithë angazhimin dhe besnikërinë tonë ndaj L’Oreal, për të ripërtëritur besimin tim tek Presidenti i saj Jean-Paul Agon dhe ekipet e tij në mbarë botën”.

Vlera neto e pasurisë së Bettencourt u vlerësua në 39.5 miliardë dollarë këtë vit nga “Forbes”, duke e bërë atë gruan më të pasur në botë, shkruan “Cnbc”.

Ajo ka qenë nën kujdestarinë e anëtarëve të familjes pas një “lufte” të gjatë në gjyqe – e njohur si çështja “Bettencourt” – e cila përfundoi me një vendim në vitin 2011, ku thuhej se ishte e paaftë të kujdesej për pasurinë e saj, sepse vuante nga çrregullime mendore.