Vdes foshnja katër muajshe, gjyshja e kishte harruar në veturë

loading...

loading...

Një foshnje katër muajshe ka vdekur në Oklahoma të SHBA-ve pasi që gjyshja e saj e kishte harruar në veturë në vapë të madhe.
Asociated Press bën të ditur se foshnja ka qëndruar shumë orë në veturë derisa gjyshja ka qenë në punë.

Nga Policia thuhet se të premten në mbrëmje në një parking në ulësen e pasme të veturës e kanë gjetur trupin e foshnjës.

Sipas Policisë gjyshja e ka pasur kujdestarinë e foshnjës dhe e ka pasur për qëllim ta lë foshnjën në kujdesin ditor në rrugën për punë. Kur pas punës ka shkuar që ta marrë e ka kuptuar se e kishte lënë në veturë

Gruaja është arrestuar por shpejt është lënë e lirë. Sipas policisë në Oklahoma i mbetet prokurorisë që ta vlerësojë nëse duhet të ngritet aktakuzë ndaj gjyshes së foshnjës.

loading...