Vdes fansi i MC Kreshës, të cilin reperi e vizitoi kur ai ishte në gjendje kome (Video)

loading...


I riu Veton Kryeziu nga Xërxa e Rahoveci ka ndërruar jetë pas 17 dite në gjendje kome në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Siç raportohet i riu kishte rënë në komë pas kontaktit me rrjetin elektrik.
Veton Kryeziu gjatë kohës sa ishte në gjendje kome është vizituar nga reperi mitrovicas Mc Kresha.
Një familjar i Vetonit tregoi se ai është rritur me muzikën dhe aktivitetet e reperit, prandaj kishin menduar ta ftojnë Kreshnikun i cili mund të ndikonte për daljen nga koma.
Por, fatkeqësisht Vetoni pas 17 dite në gjendje kome ndërroi jetë më 19 prill, ndërsa varrimi i tij u tha se do të bëhet më 20 prill.
p

loading...

loading...