Vdes aktori i njohur, e qëllon dashnorja me 4 plumba në trup. Kjo është arsyeja tronditëse

Aktori dhe moderatori i njohur turk Vatan Sazmas është gjetur i vrarë dje mbrëma në dhomën e tij në një hotel të Stambollit.

Ai u qëllua 4 herë me armë zjarri nga e dashura e tij ish-modelja Filiz Aker, e cila më pas qëlloi veten në kokë.

Mbesa e ish-modeles Dora Ercan, deklaroi se ishte takuar me tezen e saj para incidentit. Ajo kishte shkuar në dhomën e saj pas nëj telefonate dhe më pas mori lajmin se tezja e saj kishte vrarë aktorin 43-vjeçar.

Vatan është e pafajshme, ajo ka qenë e dashuruar me të prej vitesh dhe ai e gënjente duke i thënë se do ta linte gruan e tij e të martohej me të”, – është shprehur Ercan.

Sazmas ishte i njohur për rolin e tij në telenovelën turke “Çocuklar Duymasın”, si dhe karrierën e tij si moderator në shumë emisione të ndjekura në Turqi.