Vdes 90 vjeçari që u godit nga treni

loading...

treni

loading...
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë në QKUK një 90 vjeçar nga fshati Baicë i cili ishte goditur nga treni. Me urdhër te Prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për Obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore ne Prishtinë.
Sipas policisë, treni i cili ishte duke qarkulluar në drejtimin Fushë Kosovë – Pejë e që drejtohej nga një mashkull, ka goditur këmbësorin 90 vjeçar i cili ishte duke kaluar hekurudhën, thuhet në raportin e Policisë.

Viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti ishte dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku nuk i mbijetojë plagëve të marra. /LajmeOnline/

loading...