Vdes 50-vjeçari, goditet nga rrufeja!

458_473141312739663_14014059_n

Një 50-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në banesën e tij në fshatin Krutje të Lushnjes pasi u godit në kokë nga një shkarkesë rrufeje.

Viktima është identifikuar si 50-vjeçari Jorgji Goga. Ai ka humbur jetën pas shkarkesës elektrike teksa ndodhej pranë sobës në brendësi të banesës së tij.

Rrufeja ka mundur të depërtojë në banesë nëpërmjet tubave të nxjerrjes së tymit.

Familjarë dhe të afërm janë përpjekur ta shpëtojnë 50-vjeçarin duke e dërguar menjëherë në spital, por pa mundur dot.

Lushnja, ashtu si gjithë pjesa tjetër e vendit tonë është përfshirë nga një mot i ftohtë me shi dhe erëra të forta, tw cilat në shumë zona kanë shkaktuar edhe përmbytje.