Vdes 19vjecarja,48orë pas lindjes së binjakëve!

Një nënë e re 19 vjecare ka vdekur 48 orë pas lindjes së dy binjakëve, tetë javë përpara datës së tyre të caktuar, pa patur shansin për t’i mbajtur në krahë foshnjat e saj të porsalindura.

Sophie Burgess ka lindur binjakët Evie dhe Oliver në spitalin Wolverhampton New Cross, pas vuajtjeve dhe dhimbjeve në bark.

19-vjeçarja, e cila ishte pa ndjenja kur foshnjat janë lindur, u zhvendos në njësinë e kujdesit kritik. Ajo vdiq 48 orë më vonë dhe asnjëherë nuk pati mundësinë për të takuar foshnjat e saja.

Më 11 mars, Burgess nga Telford, Shropshire, nxituan me partnerin e saj Alex Carter, 23, në Spitalin Princes Royal, pas dhimbjeve të barkut.

Më pas ajo është transferuar në spital në Wolverhampton ku ajo lindi Oliverin në mënyrë natyrale. Mjekët pastaj u detyruan të kryejnë një seksion cezariane emergjence për të kryer lindjen e sigurtë për Evie, Burgess ishte e pavetëdijshme gjatë gjithë procedurës. Pas lindjes së Evie, nëna e re 19 vjeçare vdiq pas 48 orëve.

step5