Vdes 14-vjeçari, dyshohet se babai e hodhi nga kati i shtatë

loading...

loading...
Ish luftëtari i UÇK-së, 37-vjeçari Sh,T., dyshohet se ka mbytur të birin e tij 14-vjeçar, S.T., duke e hedhur atë nga kati i shtatë i ndërtesës në Rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.

Ngjarjen tragjike e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Agim Gashi, i cili ka thënë Telegrafit se viktima S.T., i moshës 14-vjeçare ka vdekur pasi është hedhur nga kati i shtatë i ndërtesës.

“I ati i viktimës ka pranuar se e kishte lidhur dhe e kishte torturuar të birin e tij, por sipas tij djali ka kërcyer vetë nga ndërtesa”, tha Gashi.

Sipas tij, policia është duke kryer hetimet lidhur me këtë rast.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se i ati i viktimës Sh.T. ka qenë pjesëtarë i UÇK-së.

loading...