Vdekja e vajzës nga Shkodra në Itali, familjarët gjejnë në arkivol një trup tjetër

loading...

SHKODER- Përveç dhimbjes së humbjes së vajzës së tyre, prindërit e Rajmonda Lakaj, por përjetojnë dhimbje të shtuar për shkak të një ngatërrese.

29­-vjeçarja Lakaj vdiq dy javë më parë në një aksident rrugor në Itali. Familja e saj që jeton në Shkodër ende nuk ka kryer varrimin e saj.

Edhe pse për kthimin e trupi në atdhe u kujdes xhaxhai i saj, në aeroportin “Nënë Tereza” punonjësit zbuluan se në arkivol nuk ndodhej trupi i Rajmondës, por i një personi tjetër (e një vajze nga Maroku, e cila gjithashtu humbi jetën në Itali).

Ngatërrimi i arkivoleve i ka shkaktuar familjes Lakaj shumë probleme, pasi data e varrimit ishte caktuar disa ditë pas aksidentit, por në fakt u mbajt 10 ditë pas aksidentit tragjik të 6 majit.

Rajmonda Lakaj u aksidentua rreth orës 05:00 rrugës për në punë. Vajza po drejtonte një makinë “Ford Fiesta” dhe për arsye që ende nuk dihen ajo humbi kontrollin duke u përplasur me barrierën mbrojtëse duke mbetur e vdekur në vend.

loading...

loading...