Vdekja e 30-vjeçarit shqiptar ngre në këmbë gjithë Londrën, protesta në rrugë

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme në Angli rreth orës 6 të mëngjesit.

Ardian Zagani ishte duke shkuar në punë me biçikletë, kur u përplas për vdekje nga një kamion Ford Transit.

Mirëpo, kjo ka bërë që qytetarë të shumtë londinezë, kryesisht çiklistë, të marrin biçikletat e tyre dhe të shtrihen në rrugë.

Kjo, pasi bilanci i të vdekurve çiklistë ka shkuar në gjashtë dhe sipas qytetarëve, për ta nuk ka siguri.

Ata gjithashtu lajmërojnë një protestë të madhe ditën e hënë.

Me keqardhje ne do të bëjmë protestë për të kujtuar personin e 6 të vrarë, ndërsa kishte hipur në një biçikletë u godit nga një kamion në rrugën Camden në kryqëzimin me Brecknock Road në 06:00 të martën, 29 gusht.

Ne do të fillojmë mbledhjen nga ora 18:00 të hënën më 4 shtator në kryqëzimin e Camden Rd dhe Brecknock Rd, jashtë pijetore Unicorn. Vigjilja do të fillojë formalisht pas orës 18.30”, shkruan organizata Road.cc.