Vdekja e 18-vjeçares në spital, e ëma: Na thanë që ka çarë vezoren, që ka qelb, për tëmthin…

loading...

loading...

Mamaja dhe motrat e Ketjona Ibrahimit, të resë që ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit kanë reaguar në lidhje me humbjen e jetës së 18-vjeçares. Mamaja tregon se e kishin vizituar fillimisht në spitalin e Gramshit dhe prej aty e kanë dërguar në spitalin e Elbasanit, ku u ndodhi gjëma.

Ajo thotë se as mjekët nuk e dinin cili ishte problemi i të bijës, duke i sorrollatur e duke u thënë një herë që ka stomakun, një herë që ka tëmthin e një herë një organ tjetër.

Ishte e premte. Ishte mirë goca, por nisën të vjellat. Ishte këtu, në Gramsh. I bënë serume, gjilpëra. “Unë s’bëj dot më” tha doktori. “Ia bëra të gjitha, po ajo s’ka përmirësim, do ta nisim poshtë, në Elbasan”. Vajtëm dhe atje, e çuan në urgjencë. I bënë serum, analizat, eko. Në fillim thoshin për stomakun, pastaj ka çarë një vezore, një herë thoshin është mbushur me gjak, një herë thoshin ka qelb, një herë thoshin ka ujë, i hoqën edhe apandesitin”, – tregon e ëma për News 24.

Më tej, e motra thotë se i hoqën dhe vezoren dhe ndërsa e futën në operacion për herë të dytë, nuk i thanë asnjë gjë familjarëve.
Në fillim i hoqën vezoren për merak. Operacionin e dytë thoshin është vonuar doktoresha, ndërkohë që e kishin bërë njëherë operacion. Unë akoma s’e kam kuptuar shkakun e vdekjes së motrës time”, – rrëfen motra e Ketjona Ibrahimit.

loading...