Vazhdon rrënimi i ndërtimeve pa leje në bregdetin shqiptar

loading...

loading...
Nis aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje ne zonën e Llogarasë.

Policia e Shtetit dhe ajo e Bashkisë Himarë ndodhen në vendngjarje dhe po mbikëqyrin shembjen e ndërtimeve pa leje.

Mësohet se pas Llogarasë aksioni do të vijojë edhe në Orikum dhe në Pyllin e Sodës në Vlorë.

Aksioni u paralajmërua nga kryebashkaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, sipas të cilit këta 3 muaj një aksion i fuqishëm në gjithë bregdetin nuk do të lejojë asnjë ndërtesë pa leje të ndërtuar këto javë të fundit.

loading...