Vazhdojnë surprizat e motit, këto janë ditët kur do të plasni vape

Edhe pse kemi hyrë në stinën e vjeshtës, duket se surprizat e motit në Shqipëri do të vazhdojnë.

Meterologët parashikojnë një rritje të temperature ditë pas dite, duke arritur kuotën e 34-45 gradë në mesin e javës së ardhshme.

Kjo do të thotë se edhe disa ditë në muajin shtator mund të shfrytëzohen nga pushuesit për të bërë plazh, veçanërisht gjatë fundjavës.

Reshjet parashikohen përtej të mërkurës së javës së ardhshme.

Gjatë ditës së sotme moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore veriore të cilat do të kenë vranësira të lehta e kalimtare.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në ultësirën perëndimore duke lënë me vranësira disi më të shpeshta zonat verilindore- juglindore.

Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë dhe gjatë natës.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë të tyre në të dy vlerat ekstremale të ditës.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent verior, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.