Vazhdohet paraburgimi për 11 të arrestuarit

Gjyqtari i EULEX-it nuk ka marrë vendim për caktimin e masave të paraburgimit për 11 të arrestuarit e Komunës së Prishtinës.
KTV mëson se vendimi pritet të merret marrë të dielën në ora 18:00. Arsyeja pse nuk e ka marrë këtë vendim, është se ka shumë të dyshuar dhe shumë avokatë që kanë dhënë argumentet e tyre kundër paraburgimit.

Mbrojtja ka thënë se Prokuroria nuk ka arritur t’i faktojë pretendimet për përfshirjen konkrete të të dyshuarve, por vetëm në mënyrë të përgjithësuar i ka përfshirë të gjithë në këtë rast. Në një përgjigje dhënë KTV-së, EULEX ka sqaruarës rasti është marrë nga ta në pajtim në ligjin për kompetenca.

Të 11 të arrestuarit e ditës së djeshme do të mbesin në paraburgim deri të dielën kur pritet të merret vendimi i gjykatës për paraburgim ose jo të tyre.