“Vatikani nuk do ta njohë Kosovën”

62

Vatikani nuk do ta njohë Kosovën, është shprehur me siguri ministri i jashtëm i Serbisë Ivan Mërkiq.

Edhe përkundër prezencës së kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi në ceremoninë e inaugurimit të Papës Francesku i I, Vatikani nuk ka për ta njohur Kosovën, është shprehur Mërkiq.

Ai shkon edhe më tej duke thënë se ka gjasa që disa vende që e kanë njohur Republikën e Kosovës ta tërheqin vendimin e tyre.

“Kemi marrë garancë të fuqishme nga Vatikani se nuk ka ndryshime në këtë drejtim. Nuk do të ketë njohje dhe për këtë kemi marrë garanci nga Selia e Shenjtë”, ka thënë Mërkiq, që e përcjellin mediat serbe.

Kryeministri Hashim Thaçi mori pjesë në solemnitetin e inaugurimit të Papës së ri, me ftesë zyrtare nga Vatikani, pas dorëheqjes së Benediktit të XVI-të edhe përkundër faktit se Vatikani akoma nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës