Vatikan, shqiptari hipën në Kupolën e Shën Pietrit, kërcënon të vrasë veten

vat-

U shkaktua jo pak panik sot mes vizitorëve të shumtë në Vatikan kur një shqiptar deklaronte se do të hidhej nga Kupola e Shën Pjetrit për t’i dhënë fund jetës. Fatmirësisht, xhandarët e Vatikanit që kanë ndërhyrë menjëherë e kanë bindur shpejt të ndërrojë mendje e të zbresë prej kupolës.
Mediat italiane thonë se burri, një 49-vjeçar shqiptar, kishte deklaruar se do të ndërmerrte aktin ekstrem për probleme familjare. Ndërsa nga verifikime të forcave të rendit italiane, ka dalë në dritë që shqiptari ka marrë një urdhër dëbimi dhe ka precedentë penalë për stalking, keqtrajtim në familje dhe sekuestrim personi.