Varrosët Gëzim Arifi, 19 vjeçari nga Mitrovica që humbi jetën në ndërtimtari (Foto)

loading...


Lagja Shipol i Mitrovicës sot ishte qetësi. Banorët e kësaj lagjeje të Mitrovicës, përcollën për në banesën e fundit djaloshin që një ditë më parë humbi jetën aksidentalisht.
I ndjeri Gëzim Arifi, 19 vjeç, vdiq derisa ishte duke punuar në ndërtimtari në Zhabar, pas rrëzimit të një muri.

Edhe fshati Lubovec i Skenderajt sot faktikisht kishte ditë zie. Familja Arifi kishte vendosur që në vendlindje ta varroste fëmijën e vetëm, pasi që i ndjeri nuk kishte motër e as vëlla, raporton Veriu.info, transmeton lajmi.net.

Në ora 15:30 hapësira përreth varrezave të Lubovecit ishte mbushur nga numri i madh i njerëzve, të cilët me pikëllim varrosën 19 vjeçarin, Gzim Arifi./lajmi.net
g1

loading...

g2

g3

g4

g5

loading...