Varroset 24 vjeçari nga Gjilani, familja fal gjakun e djalit (Video)

loading...

loading...

Sot në varrezat e fshatit Velekinc të Gjilanit është varrosur 24 vjeçari Elbasan Isufi.

I riu ishte aksidentuar të premten e kaluar, ndërsa ka ndërruar jetë sot në QKUK nga lëndimet e marra nga një aksident me eskavator.

Shumë familjarë e miq janë bërë bashkë sot për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.

Familja Isufi, pas varrimit ka bërë edhe aktin fisnik duke ia falur gjakun familjes së shoferit të eskavatorit nga i cili u godit Elbasani.

Ndryshe, familja ka reaguar edhe për lajmet në disa media të cilat kishin raportuar se Elbasani ishte lypës, ndërsa mësohet se ai ishte punëtor në vendin ku u aksidentua e nga të ardhurat e mbante familjen.

loading...