Varrosen në Kurbin të vrarët nga policia greke, burgu “Trikallas” në zi

Xhaxha e nip ekzekutohen nga policia në Greqi pas një ndjekje-je të pazakontë, një operacioni që nuk e fsheh urrejtjen ndaj shqiptarëve dhe kërkon t’i demonizojë ata në opinionin grek. Policia greke po përpiqet që ta mediatizojë arratisjen e shqiptarëve për të nxirë imazhin e emigrantëve shqiptarëve dhe për të justifikuar sjelljet raciste në rritje në vendin fqinj. Trupat e pajetë janë sjellë në vendlindje, ndërsa pasdite iu është dhënë lamtumira e fundit në fshatin Shullaz të Laçit, tranmeton shekulli.

Ekzekutimi i Flamur dhe Ermir (Edison) Likës (Sinanit) ka bërë që të tronditet, jo vetëm familja e tyre, por edhe burgu i Trikallas që ditën e djeshme ka mbajtur zi. Nga zona ku banonte fisi Sinani (Lika), ndërsa kryheshin ceremonitë e lamtumirës, nisën të hidhen ed-he themelet e legjendave të para që mbajnë emrin e betejës së xhaxhait dhe të nipit në përballje me qindra forca policore greke. Nga pala shqiptare, ende s`ka një zë zyrtar që mund të flas për ekzekutimin e shqiptarëve, ndërsa policia greke, nëpërmjet medieve, e transmetoi vrasjen e xhaxha e nip si një sukses të pazakontë të operacionit për arrestimin e të arratisurve nga burgu i Trikallas.

Policia tha se shqiptarët u vranë në shkëmbim zjarri me policinë, ndërsa përveç krimeve të shumta që kanë bërë në tokën e tyre, ata gjatë shkëmbimeve të njëpasnjëshme të zjarrit me policinë kishin vrarë një kalimtare dhe një punonjës policie. Këto dy ngjarje, sido që të jetë e vërteta e tyre, u faturohen grupit të të arratisurve. Dje në fshatin Shullaz Banorët e gjithë zonës së Shullazit kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të Flamur e Ermir (Edi-son) Sinanit (Lika). Xhaxha e nip, njëri 40 vjeç dhe tjetri 26. U ekze-kutuan nga policia greke, mbrëmjen e 2 korrikut. Nga zona e tyre, vijnë edhe informacionet e pa-ra në lidhje me të vërtetat që mbase nuk do i gjurmojë askush. Flamur dhe Edison Lika u nisën në drejtim të Greqisë pak ditë para se të vriteshin. Thuhet se ishin betuar se do të mundësonin nxjerrjen nga burgu të një të dënuari, ndërsa përgjatë gjithë kohës ata kanë qëndruar në fshat, ndonëse të kërkuar ndërkombëtar.

Ata kanë mundur ta kalojnë kufirin shqiptar dhe atë grek të paprekur. Gjatë vijimit të rrugës janë përballur me furinë e policisë greke, për vrasjen e të cilëve dyshohet se nuk janë kursyer, jo vetëm plumbat, por edhe elementë të tjerë vdekjeprurës. Kështu,xhaxha e nip u vranë, teksa konsideroheshin bashkë edhe me 4 shqiptarë të tjerë që vijojnë të jenë në kërkim, si njerëzit më të rrezikshëm të të gjithë Greqisë. Aventuara e policisë greke për gjetjen, kapjen apo edhe vrasjen e shqiptarëve, ka nisur që mesnatën e asaj arratisjeje të bujshme, kur Greqia mbajti frymën nga një mësymje shqiptarësh drejt burgut të Trikallas, ku nxorën nën pushtetin e armëve prej aty plot 12 persona, duke shënuar edhe një prej arratisjeve më të paparashikueshme në burgjet greke. Ideatori i gjithë asaj lëvizjeje masive shqiptarësh, nga muret rrethuese të burgut të sigurisë së lartë, edhe pse gjendej brenda qelisë, mbahet Marjan Kola. Ky person dhe personat që pretendohet se janë në grupin e tij, vijon prej më shumë se 4 muajsh të jetë kryefjalë e punës së policisë së të gjithë shtetit grek. Edison Lika u arratis bashkë me të, ndërsa jashtë mureve të burgut, me një autokolonë të armatosur gjendej pikërisht Flamur Lika, personi që kishte mundur të arratisej 7 vite më parë nga Larisa dhe që nuk u arrestua asnjëherë, gjersa u eliminua nga policia greke.
Arratitë e shqiptarëve Me 17 qershor, në orët e para të mëngjesit, grupi i shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallas ka vrarë një polic grek. Në momentin e krimit policia greke, bënte me dije se kishte ngritur një postbllok në “Dhistomo” dhe shqiptarët nuk kishin ndaluar për kontroll, por kishin nisur të qëllojnë me armë drejt policisë dhe për pasojë mbeti i vrarë një efektiv 37-vjeçar, baba i dy fëmijëve. Mësohet se polici fillimisht u plagos në këmbë, por plumbi i kishte goditur arterien. vrasja u krye nga shqiptarët e arratisur nga burgu. mediat greke shkruanin se policia kishte identifikuar të arratisurit në këtë zonë rurale dhe ishte vënë në kërkim të tyre, por shqiptarët kishin arritur të largoheshin pasi njihnin mirë zonën. Fillimisht ishin identifikuar me një makinë të vjedhur më 23:00 të një nate më parë, pranë fshatit polydrosso. ata kishin arritur të kuptonin se ishin zbuluar nga policia dhe u larguan nëpër rrugët e parnassos. më pas grupi i shqiptarëve u ndesh me një tjetër postbllok të policisë në autostradën viotia dhe Fthiotidia, dhe këtë herë me një makinë tjetër në Davlia. policia u zu në befasi pasi nuk e dinin që të arratisurit kishin ndryshuar makinë. policia greke ka organizuar me dhjetëra operacione sidomos në zonat pranë kufirit shqiptar, por në më të shumtën e kohës të arratisurit u kërkuan dhe u rrethuan edhe në zonat për rreth athinës. polici 37-vjeçar i vrarë është viktima e dytë pas 25-vjeçares Katerina Zogali, për vrasjen e së cilës akuzohet shqiptari marian Kola.

E reja humbi jetën nga plumbat më 30 mars, gjatë shkëmbimit të zjarrit të Kolës me policinë, në ndjekje e sipër. pas arrestimit të Ermal Litës, u duk se policia greke e fitoi betejën me shqiptarët, deri mëngjesin e 2 korrikut ku vriten Flamur dhe Edison Lika, të cilët ekzekutohen teksa udhëtonin në këmbë për në destinacionin e përcaktuar. në kërkim të të arratisurve E ndërsa policia greke të martën ekzekutoi dy prej personave që i konsideronte si pjesëtar të grupit të të arratisurve nga burgu i trikallas, mësohet se operacionet e njëjta dhe me të njëjtin qëllim vijojnë sërish. Edhe dy netë më parë dhe për gjatë gjithë të djeshmes policia greke vazhdon ndjekjen e 4 shqiptarëve të arratisur nga burgu i trikallas.

Operacion i gjerë po zhvillohet në zonën e Epirit. mësohet se rreth orës 2:00 pas mesnate, 4 shqiptarët e armatosur, në një makinë rurale Navara, kanë ndeshur në një patrullë policie në postbllokun e artës dhe menjëherë kanë hapur zjarr me kallashnikovë mbi policët, por fatmirësisht këtë herë nuk ka pa-tur asnjë të lënduar. Sipas të dhënave, dy nga personat që ishin në makinë thyen xhamat e saj dhe hapën zjarr për disa sekonda dhe më pas u larguan me shpejtësi. policët thonë se kanë njohur marian Kolën dhe ilir Kupën. makina e cila rezultonte e vjedhur në agrinio, u gjet më pas e braktisur në shkollën e Filipiadas. Në këtë vend ata vodhën një makinë tjetër dhe janë drejtuar në fshatrat e Sulit, ku terreni është shumë i vështirë. Kjo zonë është 20 minuta larg kufirit greko-shqiptar, gjë që përforcon idenë se ata mund të hyjnë në Shqipëri. /LajmeOnline/


Comments are closed