Vardari “shkatërron” Shkëndijën – VIDEO

482040_10151451847542221_273735510_n

Kampioni i Maqedonisë në futboll Vardari ka shkatërruar skuadrën e Shkëndijës që vinte pas 8 ndeshjeve pa fitore. Ndeshja u zhvillua këtë pasdite dhe përfundoi me rezultat 6-1, ndeshje e vlefshme për javën e 20 të ligës së parë. Skuadra e Vardarit që në pjesën e parë e mbylli ndeshjen me katër gola të realizuar dy nga Aco Stojkov dhe një nga Ostoja Stjepanoviq derisa për skuadrën e Shkëndijës në pjesën e parë shënoi Muzafer Ejupi. Stojkov i cili debutoi me fanellën e Vardarit shënoi dy gola fantastik njërin nga 20 metra largësi dhe u zgjodh lojtarë i ndeshjes. Jovan Kostovski e hapi ndeshjen me golin e tij në minutën e 13, më pas barazoi Muzafer Ejupi në minutën e 39, ndërsa në 5 minutëshin e ferrit në pjesën e parë, në të dytën në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Dimitrija Lazarevski në minutën e 65 nga 25 metra dhe Filip Petrov shënoi golin e tij në minutën e 85-të. Vardari me këtë fitore e kthen avantazhin prej 4 pikëve para vendit të dytë që mbahet nga Turnova dhe tani ka 42 pik, derisa Shkëndija me humbjen e pësuar vazhdon të qëndroj në pozitën e pestë./Shqipmedia