Vapës po i vjen fundi! Ja kur do të ulen temperaturat

Që në fillim të muajit gusht është paralajmëruar për temperatura shumë të larta dhe padyshim ato kanë qenë të tilla. Por duket se do të kemi një rënie të tyre nga fundjava tjetër ku temperaturat do të pësojnë një zbritje me 5 gradë.

Sipas MeteoAlb mesnatën e së dielës dhe gjatë së hënës, fillon tërheqja nga Ballkani e masave ajrore Afrikane drejt Ishullit të Sicilisë dhe brigjeve Tuniziane.

Ndërkohë, gradualisht vendin e tyre e zënë masat ajrore më të freskëta nga Europa Veriperëndimore deri mëngjesin e së premtes kur pritet që qarkullimi i masave ajrore në Ballkan të jetë drejtpërdrejt nga Europa Veriore.