Vapë vdekjeprurëse! Qeveria jep urdhër që askush mos punojë për tre ditët e ardhshme

Europa dhe veçanërisht vendet më afër Lindjes së Mesme janë përfshirë nga një valë e jashtëzakonshme të nxehti.

Një ndër vendet që do goditet më ashpër është ishulli i Qipros, ku qeveria në pjesën turke ka vendosur t’ua ndalojë punëtorëve të punojnë për tri ditë mes orëve 12:00 dhe 16:00.

Ministria e Punës dhe Sigurisë Sociale në Qipron Turke ka urdhëruar që të mos punohet jashtë, nën diell, në oraret e drekës në datat 12, 13 dhe 14 korrik.

Vendimi është marrë pas raportit për parashikimin e motit nga Instituti Meteorologjik. Ministria, po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse shikojnë punëtorë që thyejnë urdhrin të njoftojnë në numrin 102.