Van Gaal tallet me Januzajn, Martial nuk ndalet së qeshuri (Video)


Duket se Adnan Januzaj nuk ka zgjidhje tjetër veçse të largohet nga Manchester Unitedit
Mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj, dy herë u bë gati që të inkuadrohet në lojë ndaj Norwich Cityt, por si për inati ai në të dy rastet u ul sërish në bankë.

Më injoruese ishte rasti i dytë kur Januzaj tashmë priste gjyqtarin e katërt që ta inkuadronte në lojë, madje merrte edhe instruksione nga ndihmës trajneri i Van Gaal kur po bëhej gati të hyjë në lojë, por në sekondat e fundit ai kthehet sërish në bankën rezervë ku Anthony Martial nuk ndal së qeshuri dhe të njëjtën gjë e bën edhe Januzaj, por kuptohet ky i fundit nga inati. /Express/
ra