Valon Ahmedi, transferohet te Celje

33333333333333333333333Valon_Ahmedi__transferohet_te_Celje_166633010Pas Agim Ibraimit, (Maribor), kolonia e futbollistëve shqiptar nga Maqedonia në Slloveni është rritur edhe për një tjetër.

Fjala është për futbollistin 20-vjeçar, Valon Ahmedi, nga Zajazi i Kërçovës, i cili në të ardhmen do të luajë për Celjen.

Te kjo skuadër Ahmedi do të gjejë bashkëkombësin e tij Amir Bilalli, nga Gostivari.

Ndryshe, me skuadrën sllovene, Ahmedi ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, ndërsa vjen nga skuadra e Ligës së tretë italiane FC Sudtirol.

Ndryshe, Ahmedi është i lindur në Zajaz, por ka edhe pasaportë italiane, ndërsa është anëtar i shpresave të Shqipërisë U-19 për të cilën nga 8 paraqitjet e deritanishme ka shënuar 2 gola dhe U-21 me të cilën ka 2 paraqitje.