Vaksina që mund të luftojë kancerin

kancerii-620x330

Një vaksinë që mund të luftojë shumë forma të kancerit terminal po testohet në Mbretërinë e Bashkuar. Testi i imunoterapisë do të shqyrtojë nëse një vaksinë, bazuar në fragmente të një proteine të rëndësishme të kancerit, është efektive në stimulimin e sistemit imunitar të trupit, për të shkatërruar qelizat e sëmura.
Shkencëtarët e Institutit të Kërkimeve mbi Kancerin, kanë marrë në studim pacientët, të cilët u janë përgjigjur trajtimit.
Dy pacientë kanë marrë tashmë vaksinën si pjesë të eksperimentit, i cili pritet të vazhdojë për të paktën dy vite. Kjo terapi ka patur një interes të madh për sa i përket hulumtimit të kancerit.