Vajzat regjistrojnë vdekjen e tyre, makina u bë shkrumb e hi teksa bënin video në Instagram

loading...

loading...

Një adoleshente ka përfunduar si mos më keq në Ukrahinë, teksa filmoi veten e saj bashkë me një shoqe duke pirë alkool dhe duke drejtuar makinën. 16-vjeçarja Sofia Magerko dhe 24-vjeçarja Dasha Medvedeva ishin duke konsumuar alkool në momentin kur automjeti i tyre tip BMW u përplas me një shtyllë ndriçimi.

Sofia, e cila ishte fituese e një konkursi bukurie në qytetin e saj të lindjes, Izyum, vdiq menjëherë në aksident, siç raporton policia dhe mediat lokale.

E gjithë skena është xhiruar pasi “Miss Ukraina” dhe mikesha e saj kanë qenë në një video “live” në Instagram. Siç shihet edhe nga pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, fillimisht dy të rejat shfaqen teksa argëtohen me shishen e alkoolit në dorë. Më pas vajza që ndodhej në timon humba kontrollin e automjetit dhe makina përfundon në humnerë.

Pas disa çastesh qetësie, dëgjohen zërat e njerëzve që iu afrohen për ndihmë. Por është e kotë, pasi ato të dyja ndërruar jetë, njëra në vend ndërsa tjetra rrugës për në spital.

loading...