Vajzat dhe bashkëshortja e të ndjerit Hamdi Sopa edhe 60-të ditë prapa grilave

loading...

foto burgu 2

loading...

Tri të dyshuarat për vrasjen e ish zyrtarit të Qeverisë së Kosovës, Hamdi Sopa, do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim edhe dy muajt e ardhshëm. Kështu ka vendosur të martën gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Vehbi Kashtanjeva.

Vendimi i gjyqtarit Kashtanjeva ka ardhur pas kërkesës së prokurorit të rastit Blerim Isufaj për vazhdimin e masës së paraburgimit për Teuta, Artina dhe Erna Sopa.

Lajmin për vazhdimin e paraburgimit për gruan dhe dy vajzat e të ndjerit Sopa, e ka bërë të ditur për “Kosova Sot” mbrojtësi i Artinës avokati Ramë Gashi.

Ndërkaq sot të dy vajzat pritet të japin dëshminë e tyre para prokurorit.

loading...