VAJZA U DËRGON FOTO PRINDËRVE, POR NUK VË RE NJË DETAJ PAS SAJ

Gjithmonë prindërit janë në merak dhe të interesuar për të ditur vazhdimisht vendndodhjen e fëmijëve të tyre kur ata janë larg.

Njëherë e një kohë ata telefonin shtëpitë e miqve, ose prisnin ndonjë telefonatë për tu informuar mbi fëmijët, por sot teknologjia ka avancuar.

Lidhjet mes njerëzve janë bërë më të ngushta dhe më të lehta për të qenë më pranë njeri tjetrit, pasi sot është koha e shërbimeve falas të mesazheve dhe kërkesave për foto nga prindërit për fëmijët si “provë” që ju jeni në shtëpi.

Por ndonjëherë një selfie mund të rezervojë zhgënjime të hidhura, ashtu siç ndodhi me një vajzë britanike, e cila, duke iu përgjigjur kërkesave të ngutshme të nënës, i ka dërguar një fotografi ku ndodhet në shtëpi.

Mirë deri këtu, por nga pakujdesia ajo harroi të hiqte nga kuadri pas fotos dy lodrat seksi të cilat përdoren për masturbim. Fotoja është postuar në Facebook dhe është ndarë më shumë se 160 mijë herë. Por deri tani nuk dihet se kush ishte reagimi i prindërve të vajzës.

vajza-2