Vajza u dërgon familjarëve një foto të pafajshme, por kalon turpin e jetës (FOTO)

Një adoleshente amerikane ishte në ankth sepse kishte një intervistë pune, ndaj ajo po provonte lloje të ndryshme veshjesh dhe makijazhi për ta lënë pa fjalë shefin.

Kur ajo rregulloi flokët dhe mendonte se ishte gati, realizon një foto dhe ua dërgon familjarëve në Facebook Messenger për të kërkuar mendimin e tyre, por kurrë nuk e imagjinoi se imazhi do të ishte turpi i jetës së saj.

Identiteti i vajzës është ende një mister, por siç shihet në foto, disa e uruan atë për atë për pamjen e saj të re dhe madje edhe me disa shaka për ta qetësuar atë. Megjithatë, një detaj pak i turpshëm nuk ka shkuar pa u vënë re.

Dhe kjo është se pas dërgimit të fotografisë në mesazhe, pas vajzës duken disa lodra seksi. Ajo i kërkoi ndihmë vëllait të saj për t’i shkëputur prindërit nga ky detaj dhe sidomos mamanë, por vëllai i saj bëri diçka tjetër.

Ai në vend që të sillet si një vëlla shembullor, u tall me motrën e tij dhe e ka ndarë foton në platformën “Imgur” ku ‘selfia e pafajshme’ u bë virale brenda disa orësh.

Më poshtë do të gjeni edhe bisedën e përshatur në shqip, screen-shot i parë është biseda e saj me shoqen, e dyta me të vëllain dhe më pas detaji në foton që theu rrjetin.