Vajza sulmon të moshuarin në mes të Tiranës: Çfarë të preka more b….q (VIDEO)


Ka dalë për të nxjerrë të birin për të luajtur, por është përballur me një skenë që e ka tronditur. Një prind ka dërguar pranë redaksisë së JOQ një video, ku një vajzë përleshet me një të moshuar dhe më pas shpërthen në fjalë të ndyra ndaj tij. E gjitha sepse i moshuari mbrojti mbesën nga qeni i vajzës duke u munduar ta largojë, por ky veprim e ka nxehur keq atë. Edhe pse në një moshë të thyer, vajza nuk mundohet të sqarohet me qetësi, por siç duket në video e godet të moshuarin. Më pas i ndan një djalë, por përsëri e reja që zotëron qenin nuk ndalet me kaq. Ajo ulëret me fjalë nga më të ofendueset edhe pse aty pranë kishte fëmijë. E gjithë skena është filmuar nga një prind, i cili sqaron më poshtë se si lindi “konflikti” në fjalë: “Përshëndetje JOQ! Dje paradite, te stadiumi “Dinamo”, isha me djalin e vogël ku me disa moshatarë të tij, 7-8 vjeç, ku në mes dhe një gocë, shoqëruar nga gjyshi tyre, po luanin me top. Në një moment, një qen, i lëshuar nga kjo zonja afrohet dhe tremb vajzën e vogël dhe merr topin e fëmijëve. Gjyshi çohet dhe mundohet të mbrojë fëmijët, duke spostuar qenin dhe duke marrë topin. Reagimi gocës, më mirë shifeni dhe dëgjojeni vetë… Plaku mbron vajzën e vogël, godet qenin dhe pastaj shpërthen vajza. I ndau një djalë që ndodhej aty. Në videon e parë, ku fillimisht vajza e sulmon fizikisht xhajën, duket qartë që qeni është i lëshuar. Pasi dikush i ndau, vajza e kapi qenin, e lidhi ne litar dhe u rikthye për të sharë dhe ofenduar.”